Rozë Ndërkombëtar

Pete Davidson bën që Kim Kardashian të heqë dorë nga djemtë më të vegjël

Kim Kardashian është gati të hedh pas historinë me Pete Davidson dhe të kalojë te ‘sektori’ i njohjeve të reja.

Disa javë pasi u publikua lajmi se Kim dhe Pete i kanë dhënë fund romancës së tyre, një burim i ka thënë E!NEWS se Kim tha se është gati të fillojë përsëri njohjen me njerëz të rinj dhe po sheh se me kë duhet të takohet.

Përgjigja për këtë pyetje? Vetëm koha do ta tregojë, por një burim i veçantë pranë yllit të ‘The Kardashians’ thotë për E!News se Kim “ka shumë opsione”, duke shtuar se “të gjithë miqtë e saj po përpiqen vazhdimisht ta prezantojnë me njerëz të ndryshëm”.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Sa i përket cilësive që ajo kërkon në lidhjen e saj të radhës, burimi i dytë ndan se Kim ka një ide për llojin e partnerit që dëshiron.

“Kim është shprehur se është gati të takohet me dikë më të madh, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj”, thotë i njëjti burim. “Ajo nuk po komprometon lirinë e saj tani.” Megjithatë, 41-vjeçarja është e emocionuar për të njohur njerëz të rinj. Burimi i dytë vë në dukje, “Asaj i pëlqen të nisë njohje të reja dhe është padyshim e hapur për këtë”.

Më 5 gusht, mediat e huaja zbuluan se Kim dhe Pete ishin ndarë pas nëntë muajsh bashkë. Në atë kohë, personat e afërt me çiftin thanë se shkak për ndarjen e tyre ishin bërë oraret e ngjeshura dhe distancat e gjata. (Pete kaloi një pjesë të verës në Australi për të xhiruar filmin Wizards).

Pavarësisht se i dhanë fund romancës së tyre, Kim dhe Pete kanë ende “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.” Ajo ishte e martuar më parë me Damon Thomas nga 2000 deri në 2004, Kris Humphries nga 2011 në 2013 dhe Kanye West për shtatë vjet përpara se të ndaheshin në 2021./Shqip.com