Lajme

Pestreshi: Çmimet e derivateve mund të rriten deri në 2.30 euro/litër

Ish-shefi i Autoriteti Kosovar i Konkurrencës Valon Pestreshi ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht çmimet e derivateve mund të prekin vlerën deri në 2.30 euro/litër.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Bazuar në një punim parashikues ekonometrik të JP morgan, çmimet e derivateve deri në gushtë/22, pritet të prekin vlerat deri në 7$/galon. Në vendin tonë, deri në gusht/22 çmimet e derivateve pritet te prekin vlerat 2.30€/litër” ka shkruar Pestreshi.

Ai ka shtuar se Qeveria Amerikane pritet të ndërmarrin masa të shpejta e lehtësuese.

 “Ndërsa qeveria Amerikane pritet të ndërmarr masa të shpejta lehtësuese, duke zbatuar politika të uljeve të taksave dhe shtimin e subvencioneve. Por asnjëherë nuk ndërhynë në përcaktimin e marzhës së fitimit apo të çmimit shitës, sepse Amerika ka ekonomi të tregut” ka shtuar më tutje Pestreshi.

Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës idenë nuk e kemi se çfarë masa mbrojtëse do të ndërmerr Qeveria jonë ka shtuar më tutje Pestreshi./Shqip.com