Sport Ndërkombëtar

Pesëshja e javës dhe MVP në Superligën e Kosovës

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim, duke vazhduar pa humbje në elitën e basketbollit te femrat.

Basketbollistja më e dalluar në parket ishte Arbnore Përquku me dyshifror të trefishtë, 14 pikë, 12 kërcime dhe dhjetë asistime, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.

Përquku zgjidhet MVP e kësaj jave, ndërsa nuk është hera e parë që shpallet më e mira e javës.

Top 5

Arbnore Përquku (Bashkimi) 14 pikë, 12 kërcime, 10 asistime

Taliyah Hopkins (Bashkimi) 22 pikë, 7 kërcime

Ireyon Keith (United Basketball) 19 pikë, 8 kërcime, 4 asistime

Besjana Martinaj (Prishtina) 25 pikë, 1 kërcim, 5 asistime

Zërina Shatri (Prishtina) 10 pikë, 16 kërcime, 1 asistim.

/Shqip.com