Sport Shqiptar

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 24-të në Superligë

Sfida interesante u zhvilluan në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.

Bashkimi derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit, ku dukshëm më i dalluari ishte Daniel Lekndreaj me 21 pikë, 14 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa shtoi edhe tre topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Lekndreaj kishte indeksin e ndeshjes 40 apo më të lartin e kësaj xhiro dhe njërin nga më të lartit në këtë kampionat. Basketbollisti shqiptar shpallet MVP që nuk është hera e parë në këtë edicion.

Trepça ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe mundi Rahovecin, ndërsa më i miri ishte Drilon Hajrizi me 15 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.

Sigal Prishtina realizoi fitore bindëse kundër Vëllaznimit në Gjakovë, ku u dalluan Nate Grimes me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa u ndihmua nga Jan Palokaj me 9 pikë, 11 kërcime e 6 gjashtë asistime.

Peja triumfoi në derbin e kësaj xhiro ndaj Golden Eagle Yllit, ku u dallua Arian Qallaku me 18 pikë e 7 kërcime.

Top 5

Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 21 pikë, 14 kërcime, 5 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 15 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Nate Grimes (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 2 asistime

Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 9 pikë, 11 kërcime, 6 asistime

Arian Qallaku (Peja) 18 pikë, 7 kërcime

feder

/Shqip.com