Lajme

Pesë vjet nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi

Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi pesë vjet më parë.

Në atë kohë, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e demarkacionit u zhvillua nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje që tashmë është në pushtet kishte tentuar që ta pengojë ratifikimin e demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Bashkim Evropian kishte premtuar liberalizimin e vizave nëse do të kalonte demarkacioni me  Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës, demarkacioni kalojë, por liberalizimi i vizave për Kosovën dhe pas pesë vite të kalimit demarkacionit ende nuk ka kaluar në proceduarat burokratike të Bashkimit Evropian.

/Shqip.com