Lajme

Pesë vdekje dhe afro 300 raste me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri.

Pesë vdekje janë regjistruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, përcjell Shqip.com.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 290 raste të reja me Coronavirus.

Ndërkaq, në Shqipëri numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18 mijë e 757.

Kurse, aktualisht në spitalet COVID janë të hospitalizuar 130 pacientë me Coronavirus, prej të cilëve 21 në gjendje më të rëndë./SHQIP.com