Lajme

Pesë të vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

COVID-19.

Pesë pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus të shtunën në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 260 raste pozitive, nga 2 mijë e 16 mostra të testuara.

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë kësaj periudhe, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261 mijë e 798 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht, 4 mijë e 928 është numri i rasteve aktive në nivel vendi./SHQIP.com