Lajme Botë

VIDEO/ Pesë të vdekur pas përplasjeve të aeroplanëve në aeroportin e Tokios

Pesë persona që ishin në bordin e aeroplanit të rojës bregdetare kanë vdekur, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë ministri japonez i transportit.

Transmetuesi shtetëror NHK ka raportuar gjithashtu për pesë të vdekur. Kapiteni arriti të arratises por është plagosur rëndë, shton ai.

Besohet se avioni i rojës bregdetare, i cili po çonte ushqime në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, u përplas me avionin e Japan Airlines teksa ishte duke u ulur në pistë, shkruan BBC.

Lexo edhe:
CNN: Një aeroplan raportohet se ka shpërthyer në flakë në aeroportin e Tokios

Ndërkaq, 379 personat që ishin në bordin e avionit Japan Airlines – pasagjerët dhe ekuipazhi – janë evakuuar në mënyrë të sigurt, sipas Japan Airlines.

Videot dhe imazhet e postuara në internet tregojnë avionin e Japan Airlines të përfshirë nga flakët në pistë, ndërsa pamjet nga brenda avionit tregojnë pasagjerët të rrethuar nga tymi i dendur.

Avioni ishte nisur nga Sapparo në ishullin Hokkaido, në Japoninë veriore dhe do të ulej në aeroportin Haneda pak para orës 18:00 me orën lokale.

Roja bregdetare thotë se si dhe kur u përplasën dy avionët “është nën hetim”.

Të gjitha fluturimet nga aeroporti Haneda janë pezulluar.

Reuters aktualisht po transmeton drejtpërdrejt pamjet nga aeroporti ku ndodhi tragjedia.

/Shqip.com