Lajme

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shëruar asnjë person si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here por që në këtë periudhe kohore janë dhënë vetëm 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe gjashtë raste aktive me virus.

/Shqip.com