Lajme

Pesë raste të dhunës në familje

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Janë raportuar pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Rastet e raportuara janë nga komuna e Gjilanit, Suharekës, Prizrenit, Mitrovicës dhe Graqanicës.

Në Gjilan është arrestuar një person për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Në Suharekë raportohet se është arrestuar një person për shkak se në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy grave.

Si pasojë e dhunës viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një person për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë raportohet se një grua ka njoftuar se një person është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar 50.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit raportohet nga Graqanica ku është arrestuar një person për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike një gruaje shqiptare, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com