Lajme

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24-të orëve

Foto ilustruese

Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë ende aktuale.

Gjatë 24-të orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet janë raportuar nga Drenasi, Prishtina, Podujeva, Rahoveci dhe Leposaviçi.

Në Drenas raportohet se është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.  Me vendim të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në qytetin e Prishtinës, një grua ka raportuar se djali i saj po shkakton problemenë në familje.

I dyshuari gjendet në arrati, Rasti në procedurë hetimore.

 Në Podujevë, një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

Dy rastet e fundit janë raportuar nga Rahoveci dhe Leposaviçi.

Në Rahovec, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Leposaviç është arrestuar një person nën dyshimin se ka pasur problem me familjarët e tij.

I dyshuari kishte filluar të demoloj dhe thyej gjësendet nëpër shtëpi.

Po ashtu, gjatë shoqërimit për në stacionin policor dhe brenda në hapësirat e stacionit policor i dyshuari ka qenë agresiv, ka fyer dhe ka kanosur zyrtarët policor. I dyshuari dyshohet se ka qenë në ndikim të alkoolit, dhe të njëjtit iu është ofruar ndihmë mjekësore. Me  vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Shqip.com