Sport Shqiptar

Pesë gola pas 45 minutave, Ballkani po “lufton” në Çeki

Ballkani po lufton në Çeki, me Slavia Praguen.

Pas 45 minutave janë shënuar pesë gola – me skuadrën vendase që po udhëheq 3-2.

Kampionët e Kosovës e mori epërsinë në minutën e 23-të, me golin e Ermal Krasniqit, por vetëm tre minuta më vonë një autogol e Frashërit e barazoi në 1:1.

Barazimi nuk zgjati shumë, pasi që Korenica që ia riktheu menjëherë epërsinë kampionëve të Kampionëve të Kosovës.

Me dy gola të tjerë, Slavia Prague arriti që para përfundimit të pjesës së parë të marrë epërsinë.

Fillimisht ishte Olayinka, dhe në minutën e 41 shënoi Masopust për rezultatin përfundimtar të pjesës së dytë 3:2.

Ballkani është në grupin G, së bashku me Slavia Prague, Cluj dhe Sivasspor./Shqip.com