Sport Shqiptar

Pesë futbollistët shqiptarë që kanë fituar Kupën e Italisë

Numri i futbollistëve shqiptarë që kanë luajtur në Itali është relativisht i madh dhe disa prej tyre kanë arritur të fitojnë edhe trofe. Pas Amir Rrahmanit, i cili ditë më parë e siguroi titullin e kampionit me Napolin, mbrëmë Kristjan Asllani e fitoi Kupën e Italisë me Interi.

Këtë trofe deri më tani e kanë pesë futbollistë shqiptarë.

Naim Kryeziu (Roma), Lorik Cana (Lazio), Thomas Strakosha (Lazio), Elseid Hysaj (Napoli) dhe Kristjan Asllani (Inter), janë futbollistët shqiptarë që kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë.

Pavarësisht minutazhit të pakët në këtë sezon, për Kristjan Asllanin, ky trofe e bën mesfushorin e talentuar 21-vjeçar një nga pesë lojtarët shqiptarë, që e kanë provuar shijen e Kupës së dytë më të rëndësishme në futbollin italian, pas Serie A. 

Gjithsesi e ardhmja e Asllanit, në sezonet në vijim pritet të jetë akoma dhe më e ndritur dhe pse jo të shoqërohet me trofe të tjerë të rëndësishëm. 

/Shqip.com