Sport Ndërkombëtar

Përzgjedhësi kroat paralajmëron Spanjën, ka një vlerësim interesant për kombëtaren e tij

Zlatko Dalic është njeriu i arritjeve të mëdha për Kroacinë, por pas vendit të dytë në Evropian dhe të tretit në Botëror, të dielën ndoshta mund të vijë edhe trofeu i parë ndërkombëtar për përfaqësuesen.

“Po, besoj të dielën mund të fitojmë, sepse jam i bindur kur them se kjo është kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave që Kroacia ka pasur ndonjëherë”, ka vlerësuar Dalic.

“Pse? Sepse ka një dinozaur si Modric, që të habit se ku e gjen forcën, pastaj klasi i tij s’ka nevojë për komente. Por, mbi të gjitha, sivjet kemi edhe një si Petkovic, për të cilin nuk e ekzagjeroj kur them se është një futbollist i denjë për Realin e Madridit apo Barcelonën. Ajo që më habit më shumë është se pavarësisht se kemi ndryshuar mjaft lojtarë nga Botërori, na janë dashur vetëm tetë seanca stërvitore për të kuptuar menjëherë mekanizmat dhe për këtë arsye them se Kroacia mund ta fitojë dhe ndoshta për atë që ka treguar së fundmi meriton trofeun e Ligës së Kombeve”, deklaroi ish-trajneri i klubit Dinamoa në Shqipëri.

/Shqip.com