Sport Ndërkombëtar

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin flet për transferimin e Shaqirit në MLS

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, në një intervistë për Blick ka folur për kalimin e Xherdan Shaqirit në MLS.

Yakin ka deklaruar se gjëja më e rëndësishme për reprezentuesin e Zvicrës është të luajë rregullisht.

“Jam i lumtur për Shaqën. Puna në MLS është shumë profesionale dhe kampionati është kërkues. Është e rëndësishme që ai të luajë rregullisht dhe të kënaqet duke luajtur”, ka thënë fillimisht ai.

Trajneri ka komentuar edhe nivelin e MLS krahasuar me ligat Evropiane.

“Nuk jam i shqetësuar sepse jam i sigurt se Shaqa do të jetë në ritëm për Kupën e Botës. Mund ta shihni se sa i rëndësishme ishte ai për ne në vitin 2021. Në fillim gjërat nuk shkuan siç donte ai, por kur ai luajti disa ndeshje, ishte gati për të vendosur ndeshjet. Prandaj Kupa e Botës është në nëntor dhe është mirë për të dhe për ne”.

Sulmuesi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e Chicago Fire.

Shaqiri është transferuar në Chicago Fire nga Lyon për një shumë rreth 7 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10./Shqip.com