Kulturë

Përurohet libri i Fatmir Sejdiut në Tiranë

Në një ceremoni të vecantë të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka përuruar librin e tij “Ora e Kosovës, pavarësia dhe shtetndërtimi”.

Për mua është një privilegj i veçantë që të jem sot me ju në këtë ngjarje. Unë kam bërë përpjekje të kem libër, “Orën e Kosovës” si një metaforë që udhëzon dhe jep mesazhin e vet. Tani duhet të jetë shekulli i shqiptarëve ai që duhet të na lëvizë përtej edhe të na çojë shumë fuqishëm“, tha Sejdiu.

Presidenti i Universitetit Mesdhetar Anastas Angjeli e cilësoi librin, një vepër të madhe e cila ka vlerë jo vetëm për te shkuarën, por edhe të ardhmen.

Libri dëshmon për njohuritë bashkohore të shtet ndërtimit modern, shpalljen e pavarësisë së Kosovës, hartimin e miratimin e Kushtetutës, për mjeshtërinë e negocimit me partnerët e huaj, për vendimmarrjen e duhur e të drejtë vizionare që ai kishte e ka dhe që e përcjell përmes këtij libri”, deklaroi Angjeli.

Pjesë e ceremonisë së përurimit të këtij libri ishin edhe ish-Presidenti Alfred Mojsiu, ish-Presidenti Bamir Topi, personalitete të politikës, shkencës si dhe stafi akdemik e studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

/Shqip.com