Lajme

Përurohen dy kënde të lojërave dhe një qendër fitnesi në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot ka përuruar disa projekte të reja, përfshir këtu dy kënde të lojërave për fëmijë dhe një fitnes.

Në përurim, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Granit Rugova.

Me këtë rast, Rugova ka thënë se secila lagje në kryeqytet do ta ketë infrastrukturën e nevojshme, ashtu siç është premtuar.

“Bashkë me Kryetarin Perparim Rama, përuruam në Qendër të Prishtinës dy kënde të lojërave dhe një fitnes për fëmijë.

Ashtu siç jemi zotuar, secila lagje e qytetit do të ketë infrastrukturën e nevojshme për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe me dashuri për sportin”,  ka shkruar Rugova.

Tutje, i pari i kulturës dhe sportit në Prishtinë, ka theksuar se nuk do të ndalen deri në “realizimin e premtimit për Prishtinën, Qytet të Sportit”.

/Shqip.com