Lajme Botë

Peru, pesë të vdekur në një aksident rrugor

Pesë persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën pasi një mikrobus u përplas me një autobus publik në qarkun Comas të provincës Lima të Perusë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale (1300 GMT) në lagjen Collique.

Autobusi ndaloi në një kthesë të rrezikshme në autostradën Pasamayito të njohur si “kurba e djallit” kur minibusi u fut në të me shpejtësi të madhe. Pasamayito lidh Comas me një rreth tjetër.

Disa nga të plagosurit u larguan në spital, por disa ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, tha ministria në rrjetet sociale.

Sipas dëshmitarëve okularë, pas përplasjes mikrobusi është përmbysur.

Banorët e zonës janë mbledhur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, së bashku me efektivë të Policisë Kombëtare dhe Zjarrfikësve.

/Shqip.com