Personi që u gjet i vdekur në Pejë dyshohet se bëri vetëvrasje

Personi që është gjetur i vdekur të premten në rrugën “Kuvendi i Lezhës”, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, njofton Shqip.com.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është gjetur i vdekur në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër.

Vdekjen e tij e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet njoftimi i Policisë./SHQIP.com