Lajme Botë

Personi që abuzoi me fëmijë, dënohet me 610 vjet burg

Një abuzues fëmijësh në Kaliforninë Jugore u dënua me 610 vjet burg, pasi u shpall fajtor për abuzimin e një fëmije nga mosha 4 deri në 6 vjeç.

Travis Edward Martin, një banor në Santa Paula, abuzoi seksualisht me një fëmijë në Ventura County dhe Orange County nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Abuzimi filloi kur fëmija ishte 4 vjeç dhe vazhdoi deri në vitin 2021. Martin u shpall fajtor për të gjitha akuzat më 3 tetor.

37-vjeçari u akuzua fillimisht për shtatë akuza për akte të shthurura me një fëmijë.

Martin u akuzua gjithashtu për përdorimin e një fëmije për prodhimin e pornografisë dhe një akuzë për posedim të pornografisë së fëmijëve.

Sipas Prokurorisë së Qarkut Ventura, autori ishte dënuar më parë për abuzim të fëmijëve përpara rastit më të fundit.

“Ne jemi të kënaqur me vendimin e jurisë dhe dënimin e gjyqtarit në këtë rast, i cili pasqyron me saktësi dëmin e shkaktuar nga krimet e tmerrshme të të pandehurit,” tha zëvendësprokurori mbikëqyrës i rrethit Rafael Orellana.

Tutje në deklaratë thuhet se dënimi më 610 vjet burg tregon zero tolerancë për abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

/Shqip.com