Lajme

Persona të panjohur dëmtojnë objekte brenda një shkolle në Pejë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar disa persona të panjohur kanë depërtuar në brendi të një shkolle fillore në Pejë, ku kanë dëmtuar disa objekte.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të dielën dhe të dyshuarit kanë dëmtuar 5 vitrina, 11 karrige, 6 banka dhe kanë ndezur letra në korridor.

Rasti vazhdon të hetohet, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në brendi të shkollës fillore me ç ‘rast kanë dëmtuar 5 vitrina, 11 karrige, 6 banka dhe kanë ndezur letra në korridor. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orë të PK-së./SHQIP.com