Lajme

Persona të armatosur gjuajnë me armë zjarri një veturë që transportonte para (VIDEO)

Pamje nga grabitja

Disa persona të armatosur pasditen e së enjtes në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Parallovë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture që po transportonte para të bankave.

Shqip.com ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes ku shihet se disa persona të armatosur sulmojnë veturën.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë në magjistralen Gjilan – Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi të një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës, njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, tha Hashani.

/SHQIP.com