Sport Ndërkombëtar

VIDEO/ Përsëritet rasti ‘Dwamena’ në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak në fushë, e shpëton defibrilatori

Futbollisti serb Dragisa Gudelj, vëllai i ish-lojtarit të Sporting, Nemanja Gudelj, shkaktoi sërish një frikë të madhe këtë të dielë, teksa gjatë ndeshjes Melilla-Córdoba u rrëzua në fushë pas një arresti kardiak.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari përjeton një situatë të ngjashme, pasi në mars të këtij viti ai pësoi një arrest kardiorespirator ndaj Racing de Ferrol, ngjarje pas së cilës iu vendos një defibrilator automatik i implantueshëm.

Ishte pikërisht kjo pajisje që e shpëtoi mbrojtësin, që pas goditjes në zemër u rrëzua dhe më pas u çua menjëherë.

Ai doli nga loja në të 28 minutë dhe u dërgua në urgjencë. Tanimë ai do duhet të luajë me pajisjen në zemër.

Rasti i tij të kujton ndodhinë e Raphael Dwamenas, ish-kapitenit të Egnatias që mesditën e 11 nëntorit pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani dhe ndërroi jetë.

Kujtojmë se ganezi u lejua të luante në Shqipëri pa pajisjen në zemër, edhe pse problemet e tij kardiake diheshin.

/Shqip.com