Lajme

Përsëri punime në “Muharrem Fejza”, sot dhe nesër mbyllet rruga

Rruga "Muharrem Fejza", Prishtinë

Rruga “Muharrem Fejza” pritet të mos jetë e qarkullueshme për dy ditët në vazhdim.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në Komunën e Prishtinës.

Sipas drejtorisë, arsyeja e mbylljes është se do të asfaltohet shtresa e parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Rruga “Muharrem Fejza”

 “Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen e Spitalit. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune” thuhet në njoftim.

Kjo mbyllje pritet të ndodh gjatë orës 08:00 deri me 18:00./Shqip.com