Rozë Ndërkombëtar

Përse miqtë e Princ Harryt e urrejnë Meghan Markle?

Miqtë e Princ Harry-t nuk e kanë simpatizuar aspak Meghan Markle kur janë prezantuar me të për herë të parë.

Ai e prezantoi partneren e tij me miqtë nga shkolla në vitin 2016. Ishte një takim që i la për të dëshiruar. Miqtë e princit treguan se ajo i qortonte ata për shakatë që bënin rreth seksizmit, feminizmit dhe njerëzve transgjinorë.

Zbulimet u bënë pasi ‘The Sun’ mori pjesë të librit të shkruar nga gazetari britanik Tom Bower , i titulluar “Hakmarrja: Meghan, Harry dhe Lufta midis Windsors” .

Çfarë thanë miqtë e Princit Harry për Meghan Markle?

Grupi në Sandringham përfshinte 16 nga miqtë e Harry -t së bashku me gratë dhe të dashurat e tyre.about:blank

“Pa hezitim, Meghani iu kundërvu çdo të ftuari, gjë që binte ndesh me vlerat e saj”, pohon libri.

“Sipas miqve të Harry -t, ajo i qortonte gjatë gjithë kohës për gjënë më të vogël apo të papërshtatshme. Askush nuk ishte i përjashtuar.”about:blank

Në fund miqtë e tij arritën në përfundimin se ajo ishte një “mbytëse” dhe se ai ‘duhet të ishte  çmendur’ që ishte ishte në një lidhje me të.

“Asaj i mungonte sensi i humorit”, thuhet në libër.

Sjellja “princeshë” në një dasmë

Ishte një herë tjetër kur Meghan u përplas me miqtë e bashkëshortit të saj. Ata udhëtuan për në Xhamajka në vitin 2017 për martesën e mikut të ngushtë të fëmijërisë së Harrit . Pretendohet se ajo mezi ndërvepronte me të ftuarit e tjerë në dasmë, sillej “princeshë” dhe zgjodhi të bënte vërejtje për ushqimin./Shqip.com