Përse hoqi dorë nga aktrimi Eva Mendes?
Publikuar:
(08.09.2022 15:44:55)
Eva Mendes ka kohë që nuk është përmendur në mediat internacionale, e kjo ka një arsyje.
Mendes ka kohë që nuk është parë në television, e ajo vetë tregon se pse ka ndodhur kjo gjë.
E këtë aktorja tregoi në një intervistë për “Variety”.
“U lodha duke luftuar për rolet e mira”, tha ajo.
“Thjesht ishte një moment ku mendova, ‘Unë do të krijoj mundësitë e mia dhe do të bëhem producent i gjërave dhe do të krijoj materialin tim’, por thjesht nuk ia vlente për mua.”, shtoi tutje Mendes.
Mirëpo, Eva Mendes ceku se kjo nuk do të thotë se do t’i largohet aktrimit, pasi që ka disa role në mendje që do të plotësoj.
Roli i fundit i aktrimit të Mendes ishte në vitin 2014 në “The Lost River”, i cili u shkrua nga bashkëshorti i saj, Ryan Gosling. /SHQIP.com