Rozë Ndërkombëtar

Përse Doja Cat po anulon turneun dhe koncertet e saj?

Doja Cat duket se ka informuar fansat e saj për një ngjarje shumë të rëndësishme që do të ndodh në jetën e saj, e është një lajm shumë i trishtë për ta.

Doja Cat njoftoi të premten se do t’i nënshtrohet një operacioni rutinë të bajameve, duke ndikuar paraqitjen e saj në disa shfaqje të ardhshme.

Ajo këtë lajm e dha përmes një deklarate në Twitter, ku fansat e saj nuk e pritën shumë mirë.

“Përshëndetje djema. Doja që ju ta dëgjonit nga unë më së pari. Fatkeqësisht duhet të bëjë operacionin në bajame sa më shpejt që është e mundur.”

“Operacioni është rutinë, por shërimi i tyre do të zgjatë më shumë për shkak të enjtes të tyre. Kjo do të thotë se më duhet të anuloj festivalin për këtë verë dhe po ashtu turnirin me The Weeknd. Ndihem tmerrësisht keq për këtë, por mezi pres të shërohem dhe të rikthehem që të bëjë muzikë dhe të krijoj një eksperiencë për ju.” – janë fjalët e këngëtares.

Së fundmi, Doja Cat ishte e pranishme në Billboard Awards, ku dhe fitoi 4 çmime të ndryshme. /SHQIP.com