Rozë

“Për’puthën” sot fillojë më ndryshe, Bora tregoi si u ndje kur e puthi Donaldi

Bora Zemani dhe Donald

Sot emisioni “Për’puthen” ka nisur ndryshe pasi që minutat e parë të emisionit të dashurisë iu dedikuan Bora Zemanit dhe ish-të dashurit , Donal Veshaj.

Të premten Bora kishte shkuar në Big Brother për ta këshilluar shoqen e saj të ngushtë Semin, por që situata doli jashtë kontrollit dhe ajo përfundoi duke u takuar me Donaldin, ishin e saj.

Përveçse me emocione të forta që u përcollën edhe te publiku, në këtë takim Donaldi ia rrëmbeu një puthje në buzë Borës – e para puthje e dyshes në publik.

E gjithë ngjarja bëri bujë të madhe të publiku të cilët u shokuan ngjashëm sikur Donaldi në fillim kur e pa Borën.

Ndërkohë sot Bora në minutat e parë të emisionit ka treguar ndjesinë e jashtëzakonshme të puthjes me Donaldin.

Ajo tha së një gjë të tillë nuk e priste që do të ndodhë dhe ishte shumë e emocionuar pasi nuk e priste.

“Çfarë të them, jam pa fjalë. Unë shkova për shoqen time, e dija që do të me ngacmonin, por nuk e kam pritur deri në këtë masë”, ka pohuar Bora.

Ajo më tej tha se nuk e ka ende të qartë situatën e tyre dhe nuk e di çka të thotë./SHQIP.com