“Për’puthen” mbetet pa moderatore?
Grida Duma ka lënë mandatin pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.
Në një konferencë për shtyp ajo ka thënë se ky është një vendim i duhur.
“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem”, ka thënë ajo.
Mirëpo, tashmë sipas Abcneës.al vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebiaj, duke bërë në këtë mënyrë një rrokadë mes saj dhe Dumës.
Kjo to të ndikojë që ajo të mos jetë më moderatorë e emisionit “Përputhen”.
Se cili do të jetë vendimi i saj mbetët për tu parë.
/Shqip.com