Lajme

Përplasjet për “Rrugën A” nuk kanë të ndalur, Rama: Të vazhdojë ndërtimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një video ku tregon për rëndësinë e rrugës “Jim Xhema” apo siç njihet “A” pas vendimit nga Gjykata Komerciale për të pezulluar punët në këtë rrugë.

Rama thotë se ndërtimi duhet të vazhdojë dhe se interesi publik është më i rëndësishëm se interesat partiake.

“Kryeqyteti është i të gjithëve pa dallim. Interesi publik është më i rëndësishëm se interesat politike e partiake”, thotë Rama.

Duke u zotuar se transformimet për të mirën e përgjithshme nuk do të ndalen, Rama tregoi edhe për funksionin që ka kjo rrugë e kryeqytetit.

“Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin. Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit. Banorët e lagjes “Kalabria” dhe “Prishtina e Re” janë ankuar me të drejtë për rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur, andaj ne duam t’i japim fund një herë e mirë këtij problemi. Ky investim i madh do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen “Kalabria” me lagjen “Prishtina e Re”. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës “B” do të lidhet me rrugën “Jim Xhema”. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, tha Rama.

/Shqip.com