“Përplasje virtuale” ndërmjet Ismet Munishit dhe Liridon Lecit

Ismet Munishi dhe Liridon Leci – kanë pasur një përplasje virtuale.
Leci – ishte i ftuar të dielën – në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, ku nuk i kurseu kritikat për lojën të cilën është duke e bërë Gjilani.
“Gjilani e ka lojën më të dobët prej këtyre skuadrave që gjenden në katër pozitat e para” – u shpreh Leci.
Teksa, nuk vonoi shumë edhe reagimi i Munishit, i cili e quajti Lecin “analisti më i dobët në trojet shqiptare”.

“Liridon Leci është bindshëm analisti me i dobët në histori të analizës – në televizionet tona.
Mundohet qëllimisht të krijoj opinion të rejshem për një klub si është Sc Gjilani dhe qëllimisht flet kunder klubit tonë dhe po ashtu me qëllim të caktuar i jepet hapsirë në këtë emision, nderkohë që ajo që e udhëheqë emisionin shkrihet nga gezimi kur ky i njejti në vazhdimësi kritikon lojën e Sc Gjilanit.
Pse ndodh kjo ? Nëse nuk ndalen me këtë lloj denigrimi nënqmimi të qëllimshëm do të ju tregoj edhe pjesën tjetër. Natën e mirë”, ka shkruar Munishi në Facebook.
Leci ishte tërhequr nga futbolli aktiv – në sezonën e kaluar – teksa ditë më parë është emëruar ndihmës – trajner te Flamurtari.
Ai – kishte bashkëpunuar me Munishin në të kaluarën – kur kishin qenë pjesë e Hajvalisë.
Sa i përket renditjes së Superligës – në vend të parë është Ballkani, me 39 pikë.
Teksa Gjilani – gjendet një pozitë më poshtë, por me pikë të njëjta.
Synim i “skifterave” eshe në këtë sezon mbetet titulli. /Shqip.com
