Lajme

Përplasje pozitë-opozitë, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Një përplasje verbale ka ndodhur midis deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku edhe deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa.

Kjo përplasje ka ndodhur në mbledhjen e Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku po diskutohej për pasqyrat financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021.

Deputetja e VV-së, tha se vet PDK-ja ka përdorur në Kuvend gjuhë jo parlamentare.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme politike. Ju e përsëritët prapë një gabim. Në mes të parlamentit i keni thënë ‘ta heqi kryet’, u jeni referuar deputetëve të VV-së. Gjuha juaj ka qenë jo parlamentare”, u shpreh deputetja Sadiku.

Beqa fillimisht e ka lutur deputeten e VV-së që mos të merret me ofendime, duke shtuar se duhet të kërkojë falje se i kanë mashtruar qytetarët me kauza të rrejshme.

“Unë kam thënë për mënyrën e qeverisjes në Kosovë. Këto ide teorike iu kisha lutë t’i hiqni; iu kisha lutë me qenë seriozë. Kërkojuni falje qytetarëve që i keni mashtruar me kauza të rrejshme”, ka theksuar Beqa.

Pas përplasjes Beqa së bashku me deputetin Qalaj janë larguar nga mbledhje e komisionit.

/Shqip.com