Lajme

Përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve, kërkohet mos votimi i draft buxhetit për vitin 2022 (VIDEO)

Në mbledhjen e rregullt të Odës së Avokatëve të Kosovës janë ngritur tensione mes disa avokatëve.

Disa avokatë janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësin aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që tashmë ka ngritur tensione.

Nasuf Hasani, kryetar i degës Regjionale në Prishtinë, ka cilësuar se në OAK, janë duke u bërë padrejtësi, dhe i njëjti është ngritur në këmbë gjatë mbledhjes dhe ka kundërshtuar këto padrejtësi.

Hasani i ka bërë thirrje avokatëve që të mos e votojnë draft buxhetin për vitin 2022, raportin e punës një vjeçare të OAK-së.

Ai e ka arsyetuar këtë duke thënë se në draft buxhetin është planifikuar të rritet anëtarësia nga 250 në 300 euro, prandaj duke qenë se aktualisht në xhirollogarinë e OAK-së ka mjete mbi 270 mijë euro, pa asnjë arsyeje të vetme është bërë ky propozim.

Sipas Hasanit, OAK ka mjete të mjaftueshme për të funksionuar pa asnjë pengesë, prandaj nuk kanë asnjë arsyeje të vetme të ngritët anëtarësia nga 250 Euro në 300 Euro.