Lajme

Përplasje në Kuvendin e Kosovës midis PDK dhe VV

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje midis Hisen Berishës dhe Haki Abazit në momentin që Berisha po diskutonte me Glauk Konnjufcën për çështjen e veteranëve.

“Nuk e kam e lanë unë, keq është bërë 20 vjet, ku ke ti që s’e bëre, nuk kanë pasur kohë ata me shku në Beograd me bë harta me gjeneralë të Serbisë. Je kah flet me Hisen Berishën, kujdes”, ka thënë Berisha.

Fillimisht kryetari Konjufca i tha Berishës se s’është në rregull të flitet për atë se kush ka qenë në luftë nga partitë.

“Në LDK e shoh një që ka qenë, VV pi shoh 5 e në PDK po i shoh 2. Kjo është gjendja aktuale qysh po i shoh tash, nuk bën me hy andej sepse ka nga grupet parlamentare që ofendohen, prandaj është gabim të folët në mënyrë monopolizuese, nuk është në rregull me fol prej dimensioneve të komplekseve kush ka qenë e kush s’ka qenë sepse prej të gjitha grupeve parlamentare këtu kanë qenë”, tha Konjufca.

Pasi mori fjalën e tij për replikë Berisha tha se i njeh veteranët nëpër parti prandaj s’e ka pasur për dikë në veçanti kur deklaroi se kompleksi që s’kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së./Shqip.com