Lajme

Përplasje në Komisionin për Ekonomi, Shala – Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar

Komisioni për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi ky i fundit foli lidhur me padinë e PDK-së ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Kjo përplasje mes deputetëve ka ndodhur gjatë raportimit të Komisionit për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se në të kaluarën janë bërë punësime familjare, për të cilën tha se kjo nuk po ndodhë më.

Për punësime familjare, Muja atakoi PDK-në përçka bëri që të reagojë kryetari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Shala tha se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.

“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala, por që me këtë nuk u pajtua Muja. Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë në PDK-në.

Ndërsa, Muja nga ana tjetër e ka mohuar të ketë qenë në PDK.

“U zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK e ka padit ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.

“Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja./Shqip.com