Lajme

Përplasje në Komisionin hetimor, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen, shtyhet mbledhja

Komisionin Hetimor Parlamentar

Sot gjatë ditës për raportim në Komisionin Hetimor Parlamentar për krizën energjetike ishte për të raportuar Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Mirëpo gjatë raportimit të Murati ka pasur përplasje midis deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive në opozitë.

Mimoza Kusari nga Lëvizja Vetëvendosje së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie e që janë pjesë e këtij komisioni kanë lëshuar mbledhjen.

Debati midis Kusarit dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala nisi kur në momentin që për Ministrin Murati u parashtruar një pyetje, Kusari është shprehur se kjo pyetje është pyetje selektive.

Me këtë konstatim nuk u pajtua Shala, duke i thënë Kusari se ajo është vetë spekulante.

“Pyetje spekulative unë thash që ju jeni spekulant. Nuk pranoj as etiketime as urdhra nga asnjë. Kjo është e tepruar. Në momentin që do të ketë ofendime të deputetëve ne nuk do të marrim pjesë. Ofendimet nuk ia kam borxh askujt”, tha Mimoza Kusari Lila deri sa ka dalur nga mbledhja.

Mirëpo pas dështimi të mbledhjes deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ferat Shala janë shprehur se kjo sjellje po bëhet me qëllim që pozita ta sabotojë komisioni./Shqip.com