Lajme

Përplasje midis deputetit të VV-së dhe PDK-së në Komisionin për Buxhet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja janë përplasur në mbledhjen e Komisionit për Buxhet.

Shkas ishte një kërkesë e deputetit të PDK-së, i cili ka kërkuar që në pikë të rendit të ditës të jetë propozimi i grupit punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në që të angazhojë dy ekspertë për këtë çështje.

Mirëpo me këtë nuk është pajtuar deputeti nga radhët e VV-së, Armend Muja.

Lushtaku në shenjë revolte ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni.

/Shqip.com