Rozë

Përplasje mes Elitës dhe Lugatit pas Post BBVK

Përplasjet në mes të ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova janë duke vazhduar.

Kjo u vërejte edhe në Post Big Brother, ku siç duket tensionet dhe inatet në mes tyre nuk kanë përfunduar.

Për këto situata ka reaguar edhe moderatorja e këtij emisioni, Elita Rudi.

“Ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la ‘Post Big Brother’. Unë jam shumë rehat me mënyrën se si e kam superu programin, dinamikat dhe krejt të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tensione”, ka qenë një pjesë e reagimit të Elitës.

Përmes një postimi (të cilin e ka fshirë më pas), ai ka deklaruar se Elita ka nivel profesionalizmi 0, por ka reaguar prap.

“Për hatër të shoqërisë dhe respektit ndaj tyre po ta fshij storyn. Vetëm kujdes si i trajton njerëzit se me javë më ke kërkuar intervistë. Dhe me luajt në emision, nuk shkon! Ju do Lugati”, është shprehur ai.

/Shqip.com