Sport Ndërkombëtar

Përplasje e frikshme e sulmuesit shqiptar me portierin rival (VIDEO)

Kampionati i të rinjve në Itali, ka përfunduar në mbrëmjen e kësaj të premte, me ndeshjen finale mes Lecces U-19 dhe Fiorentinës U-19. Në fushën e lojës në këtë duel special ishin edhe tre futbollistët shqiptarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Berishën dhe Dario Dakën e Leçes dhe Eljon Toçin e Fiorentinës. 

Berisha e nisi titullar këtë finale, teksa Daka dhe Toçi u aktivizuan nga bankina.

Vlen të theksohet se në minutën e 111-të, sulmuesi Toçi u bë protagonist me një përplasje të frikshme me portierin kundërshtar, teksa gjyqtari akordoi faull në sulm. Për fat të mirë, gjithçka kaloi pa lëndim.

Në fund, Lecce fitoi me rezultat 1-0.

/Shqip.com