Rozë

Përplasje e ashpër, Lumbardhi e quan ‘plakë’ Santianën

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana është nervozuar shumë me Lumbardhin.

Kjo ka ndodhur pasi ai e ka quajtur Santianën “plakë” dhe kjo mjaftoi që ta tensiononte situatën.

“Unë jam femër o djalë, s’mundesh me më thënë mua ashtu”, i ka thënë Santiana, Lumbardhit.

Ajo dhe Buci kanë thënë se Lumbardhi “dalëngadalë po e merr rolin e Ganiut”.

“Rrugës për ta marrë rolin e Ganiut është, arrogant, i pakulturë dhe i paedukatë”, ka thënë Santiana.

Në këtë debat është përfshirë edhe Blerando, i cili ka mbështetur Santianën.

Ndëkohë, nuk kanë munguar kundërakuzat.

“Manipulues, mashtrues, provokues. Shko shaje Edonën pa mikrofon”, i ka thënë Lumbardhi, Blerandos.

Kundër Blerandos ka dalë Kaderi dhe Iliriana.

“Çfarë mashkulli je ti që luan me ndjenjat e një femre, i pafytyrë”, i ka thënë Kaderi.

/Shqip.com