Rozë

Përplasen tre ish-banorët e BBVIP Albania 2

Ronaldo Sharka, pas deklaratave të tij kundër moderatores është përfshirë në një ‘sherr virtual’ me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

E gjithë historia nisi pas deklaratës së Ronaldos në “Kepin e VIP-ava”, ku moderatori thumboi prezantuesen, Kiara Tito, dhe tha se ajo nuk e meritonte por e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luizit. E thënë ndryshe, për marketing.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak fituesit të “Big Brother VIP 2”, i cili postoi një video në “Istagram” ku ka thumbuar moderatorin me fjalët “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”.

Këngëtari i njohur nuk e lë më kaq, ku shkruan sërish në “Instastory” se nuk mund të bëhet gjithçka në emrin e tij dhe se do ti dhuronte 5 mijë eurot e premtuara dhe se Ronaldo mbetet pa punë.

E më pas reagoi edhe Kiara Tito, e cila thumbon hapur Ronaldon, teksa shkruan në “Instagram”: “Dikur lyente flokët si ai, sot nxjerr kokën. Koka bën, koka pëson”.

Mirëpo, sherrin e ka vazhduar edhe Zhaklin Lekatari, opinionistja e ‘BBV2’, e cila njihet për debatet me çiftin Kiara-Luiz. E sigurisht që në këtë konflikt, ajo ka mbajtur anën e Ronaldo Sharkës.

‘Mirëmëngjes vetëm Ronaldo Sharkës’- shkruan ajo përmes një postimi të bërë në ‘Instastory’.

Pritet kundërpërgjigja e Ronaldos.

/Shqip.com