Rozë

“Përplasen” Edoni dhe Artani: Sa më shpejt me të zhduk nga shtëpia

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka pasur “përplasje” ndërmjet Artanit dhe Edonit.

Kjo pasi, Artani e ka ngacmuar me fjalë Edonin, duke i thënë se ai ka pasur kinse synime seksuale ndaj tij.

Kjo gjë e ka tensionuar Edonin, i cili i tha Artanit, se është personi i fundit në shtëpi që do e kishte tërhequr.

“Ti je personi i fundit, bile më shkon më së shumti nerva”, tha Edoni.

Karshi kësaj, Artani ka qëndruar shumë i qetë, nuk dihet nëse kjo është lojë e “Vëllait të Madh”.

/Shqip.com