Lajme

Përplasen dy makina në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur

Gjatë mbrëmjes së sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre dhe 6 pasagjerët, raporton Abcnews.

Po ashtu është raportuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.

Sipas një njoftimi nga ana e Policisë Shqiptare, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Shqip.com