Lajme Botë

Përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, vdesin dy pilotët (FOTO)

Përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, vdesin dy pilotët
Përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, vdesin dy pilotët

Dy avionë ushtarakë u përplasën në Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës dhe pilotët humbën jetën në përplasje. Dy avionët u rrëzuan në tokë, në një livadh jo shumë larg nga rruga Longaria, pasi morën flakë. Avioni tjetër u rrëzua në një rrugë aty pranë, duke prekur disa ndërtesa. Sipas dëshmitarëve vetëm falë manovrës së pilotit është shmangur masakra.

Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, dy avionë U-208 në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht” u përplasën për arsye të panjohura për momentin, duke rënë për tokë në një zonë pranë aeroportit ushtarak të Guidonia.

Fatkeqësisht, dy pilotët vdiqën në përplasje. Ekipet ndërhynë menjëherë në vendngjarje për shpëtimin. Nuk ka persona të tjerë të përfshirë”, thanë Forcat Ajrore në një njoftim zyrtar.

Viktimat e përplasjes midis dy avionëve ushtarakë në Guidonia di Monte Celio janë nënkoloneli Marco Meneghello dhe majori Giuseppe Cipriano: të dy efektivë në Stormo 60 të Forcave Ajrore, të dy instruktorë ekspertë fluturimi.

Cipriano sapo kishte mbushur 48 vjeç, kurse Meneghello kishte mbushur 46 vjeç më 18 gusht.

Ministria e Mbrojtjes u shprehu ngushëllimet të dy familjeve në rrjetet sociale, duke postuar një foto të ndërtesës me një shirit zie.

/Shqip.com