Rozë

Përparim Rama tregon se si u njoftua me gruan e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe bashkëshortja e tij, Kristale Ivezaj

Përparim Rama tashmë është kryetari i ri i Prishtinës, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të mbajtura me 14 nëntor.

Paraqitjet me bashkëshorten e tij nuk kanë munguar gjatë kësaj kohë, ku së fundmi në një intervistë ka shpalosur më shumë nga jeta e tij private.

Rama me bashkëshorten tij, Kristale Ivezaj është takuar për herë të parë në vitin 2009, aty ku nisi historian e tyre e dashurisë.

“Ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë”, ka thënë Rama për Prive.


Ai ka treguar që dashuria e tyre ishte në shikim të parë.

Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Nju-Jork në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në moment të parë.” – shprehej Rama./SHQIP.com