Lajme

Përparim Rama: Prishtina tash e ka dikë që ia ndjen për të

“Tash po e shoh me sy ndryshe Prishtinën, për arsye se nuk e shoh më si jetime”,- kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Duke folur mbi situatën se si ai po e sheh tash kryeqytetin prej se është bërë prijës i tij, Rama tha se po e sheh me sy më ndryshe.

“Tash e ka dikë që ja ndjen për të, me i ndihmu qytetit dhe qytetarëve të Prishtinës”, tha ai për Klan Kosova.

Më tej, Rama tha se Prishtinën po e do më shumë sepse, sipas tij, tash është në mbrojtjen e tij.

“Kështu që, Prishtinën po e dua më shumë sepse tash është nën mbrojtjen time dhe jemi çdo ditë duke bërë plane për ta bërë mirë e më mirë”, ka deklaruar Rama.

Ndër tjerash, Rama paralajmëroi se do të shtojë numrin e drejtorive.

Nga 16 sa janë deri tani, i pari i kryeqytetit tha se do të shtohen edhe dy se tri të tjera.

“Deri tash i kemi 16 drejtori, ndoshta do të jenë edhe tri-katër drejtori më shumë në mënyrë që të kemi drejtori të përshtatshme që ta transformojmë Prishtinën në bazë të programit tonë”, është shprehur Rama./Shqip.com