Lajme

Përparim Rama posedon 4 milionë euro piktura dhe veturë Tesla në vlerë prej 83 mijë euro

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës del se posedon piktura në vlerë prej 4 milion euro.

Kjo është bërë e ditur në bazë të deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia kundër Korrupsionit.

Po ashtu del se i pari i Prishtinës posedon dhjetë pasuri të paluajtshme duke përfshirë toka, banesa, vilë e objekt biznesi.

Te pasurit e luajtshme, Rama posedon veturë të tipit Tesla që kap vlerën e 83 mijë eurove, piktura në vlerë 4 milion euro dhe BMV X5 në vlerë prej 7 mijë euro.

Rama del se ka aksione në 11 shoqëri komerciale./Shqip.com