Sport Shqiptar

Përparim Islami pritet që t’i bashkohet Llapit

Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Përparim Islami, pritet që të largohet nga SC Gjilani në këtë dimër.

Futbollisti nga Podujeva mund ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës te skuadra e Llapit.

Shqip.com nga burime të sigurta mëson se Llapi është duke insistuar për transferimin e Islamit dhe se marrëveshja mund të arrihet së shpejti pasi që edhe Islami është i interesuar të bëhet pjesë e “bardhekaltërve” që drejtohen nga Tahir Batatina.

29-vjeçari është nën kontratë me Gjilanin, e cila mund të bëhet e pavlefshme pasi që klubi u ka mbetur më shumë se tre paga borxh futbollistëve andaj lojtari ka të drejt ta shkëpus kontratën.

Islami në futbollin e Kosovës i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm. Ai e ka një karrierë shumë të pasur pasi që më parë ka luajtur në ekipe si: FC Drita, KF Feronikeli, KF Trepca 89, FC Prishtina, KF Hajvalia dhe KF Hysi.

/Shqip.com