Lajme

Përmes një videoje, Osmani shënon trevjetorin e saj si presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka shënuar trevjetorin e saj në zyre.

Përmes një videoje ku ka përmbledhur punën e saj, Osmani ka përfshirë edhe deklaratën e emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, ku ai e quan atë si “garantuesja kryesore e marrëdhënieve dhe trashëgimisë së marrëdhënieve dypalëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Këtë deklaratë të tij, Osmani e shoqëroi me pamjet nga fotografia e përbashkët që kishte me presidentin amerikan Joe Biden.

“3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, ka shkruar Osmani krahas videos.

Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një pjesë nga fjalimi i saj që e mbajti në Parlamentin Europian.

/Shqip.com