Rozë

Përlotet Paloma pas debatit të nxehtë me Sheilën

Big Brother VIP

Në “Big Brother Albania VIP”, duket se situata mes banorëve nuk është edhe aq e mirë mes të gjithë.

E sidomos mes Palomës dhe Sheilës, të cilat kanë pasur debate të nxehta dhe të një pasnjëshme me njëra tjetrën.

Një javë më parë, Sheila ofendoi Palomën duke i përmendur anën personale të Palomës, të cilën ajo nuk toleroi aspak.

Paloma filloi të zihej me të dhe duke e ofenduar me fjalë të rënda.

Ky debat ishte një ndër faktorët qe shtyu banorët të ndaheshin në grupe, dhe jo të rrinin të gjithë së bashku, si rrinin në fillim.

Këto debate vazhduan sonte gjatë spektaklit ku Paloma fillojë të qajë.

Ajo tregoi se ofendimi i Sheilës, e cila i tha Palomës se “e shet vajzën për 5 followers”, ishte një ndër më të rëndat që dikush i ka thënë ndonjëherë, mirëpo Sheila mendonte ndryshe.

Sheila vazhdimisht mbronte veten dhe insistonte se Paloma kishte filluar të gjithë këtë zënkë.

Kujtojmë se Paloma pak kohë më parë, ndau me publikun se kishte pasur dy shtatëzani të dështuara, dhe sigurisht që vajza e saj është shumë e rëndësishme për të.

Kjo ishte dhe arsyeja pse ajo u prek shumë dhe filloi të qante në mes të debatit. /SHQIP.com